Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministri francez: Macron është shumë i interesuar për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri francez për Tregti të Jashtme, Franck Riester deklaroi sot në Beograd se presidenti francez Emmanuel Macron është shumë i interesuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse mund të pritet angazhim i mëtejshëm i Francës në çështjen e dialogut apo ndoshta ajo është tërhequr, Riester theksoi se presidenti francez mbështet dialogun dhe shtoi se është një çështje së cilës Macron i kushton shumë rëndësi dhe për të cilën ai personalisht është shumë i interesuar, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Përveç kësaj, shtoi ministri, Macron mirëpriti angazhimin e Serbisë për t’u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranimin në BE dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës në rrugën evropiane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua kësaj pyetjeje, drejtuar ministrit francez, dhe theksoi se ai kishte bisedime të shpeshta me presidentin francez për Kosovën, si dhe se Macron po diskutonte gjithashtu këtë temë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Macron ndjek çdo detaj të bisedimeve rreth dialogut dhe gjithçkaje që po ndodh në Bruksel. Franca është shumë e përfshirë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës,” nënvizoi ai.

Ai theksoi se Macron organizoi Konferencën e Parisit, e cila i kushtohej dialogut midis Kosovës dhe Serbisë ku ishte e pranishme edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, transmeton Klan Kosova.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...