Ministri Hasani në Estoni, takim me kryeministren dhe homologun estonez: Diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

nga Xh M

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet në Estoni, ku ka zhvilluar një takim me kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministrin e Jashtëm Margus Tsahkna dhe me kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hasani shkruan se u diskutua për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Baltikut.

Ndër të tjera Hasani ka shprehur mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

“E nisa vizitën time të shkurtër në Estoni me takime produktive me Kryeministren Kaja Kallas, homologun tim Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetir të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Diskutuam zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke u fokusuar në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, dixhitalizimin dhe teknologjinë.

Mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministri Hasani po merr pjesë në konferencën “Lennart Meri” që mbahet në Talin, ku në fokus të debatit është situata e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë.”, shkruan Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More