Maqedoni

Ministri Hoxha morri pjesë në eventin e dytë të “Ditës Botërore të Vranecit 2020”

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot morri pjesë në eventin e dytë me radhë, të “Ditës Botërore të Vranecit 2020”, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibil Zutter Tehada.

Me organizimin e një manifestimi të këtillë sigurohet njohja e verës “Vranec”, kurse qëllimi i këtij eventi është që vera e Maqedonisë të vendoset në një kategori më të lartë vlerësuese, që për prodhuesit do të thotë pozicionim më i mirë në treg dhe të ardhura më të larta.

Njohja e Vranecit ka të bëjë edhe me njohjen e zonave ku prodhohet, e me këtë kontribuohet edhe në ofertat turistike, si edhe me mirëmbajtjen dhe zhvillimin e zonave rurale,e veçanërisht me njohjen edhe më të madhe të vendit tonë.

Si një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian, ne duam të dërgojmë një mesazh përmes “Ditës Botërore të Vranecit” se ne jemi krenarë me prodhuesit e rrushit të verës dhe prodhuesit e verës, pasi jemi të sigurt se cilësia e mirë e verës maqedonase “Vranec” do të njihet botërisht.

Postime të ngjashme

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë nuk mund t’i paguajnë as faturat

T E

Nga sot fillon pagesa e pensioneve, ja si mund t’i tërhiqni të hollat

Z H

Regjistrohen 983 shkelje për mosmbajtje të maskave mbrojtëse

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...