Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Hoxha në takim me prodhuesit e rrushit dhe të verës

Shkup, 3 shkurt – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha sot do të realizojë takim me përfaqësues të prodhuesve të rrushit dhe të verës.

Takimi pason pasi më 28 janar shoqata “prodhuesit e avancuar të rrushit” nga Kavadari reagoi, duke theksuar se çmimi i rrushit është i ulët, ndërsa problem është teprica që përpunuesit nuk duan ta blejnë. Sipas prodhuesve të rrushit, çmimi i rrushit në vendet fqinje është dy herë më i lartë, megjithëse cilësia është më e ulët.

Nga “prodhuesit e avancuar të rrushit” theksuan se edhe kantinat e verës bien dakord për çmimin e blerjes, ndërsa e publikojnë atë në momentin e fundit, kur prodhuesit tashmë duhet ta mbledhin rrushin.

“Në nenin 55 të Kushtetutës qëndron pazarllëqet e tregut.. Por, ekziston një problem në negociatat midis prodhuesve të rrushit dhe të verës. Prodhuesit e verës janë shumë të fuqishëm dhe i imponojnë interesat e tyre, gjithmonë ndërmjet veti paraprakisht të dakorduar në dëm të prodhuesve të rrushit.. Shteti duhet ta rregullojë këtë”, tha shoqata.

“Prodhuesit e avancuar të rrushit” vunë në dukje se momentalisht nuk punojnë dy kapacitetet e mëdha – Kokino dhe Xhumajlija, me kapacitet prej 32,000,000 kilogramë rrush.

Shoqata kërkoi takim me Ministrin, por gjithashtu i drejtuan kërkesa specifike atij: krijimin e një fondi për pagesën e rrushit prej rreth 30 milionë euro, informacione për çmimin e blerjes së llojeve të verës deri në fund të qershorit të këtij viti dhe sigurimin e eksporteve alternative nëse çmimet janë të ulëta, kthimi i tatimit personale të fermerëve të regjistruar jo më vonë se deri në qershor të vitit të ardhshëm, pagesa e subvencioneve të mbetura sa më shpejt të jetë e mundur, pagesa e subvencioneve të rregullta për mirëmbajtjen e vreshtave deri më 14 shkurt dhe zbatim paralel i mbështetjes shtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...