Ministri Hoxha njofton për projektin e radhës të përfunduar me sukses

Shkup, 29 korrik – Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka njoftuar se sot ka përfunduar edhe një projekt tjetër i titulluar “Sisteme të pranueshme ekologjike, të vogla dhe me kosto të ulët për ujitje, zgjedhja e vendit dhe përgatitja e dosjes së plotë të tenderit për ndërtim”, përcjellë Zhurnal.

 

Sipas asaj që bënë të ditur ministri Hoxha, përmes programit IPA të BE-së, janë siguruar qasje deri te projektet për ujitje.

MBPEU po bënë përpjekje të mëdha për të përmirësuar konkurrencën e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale.

Pjesa më e madhe e tokës së punueshme është e ndarë në parcela të vogla dhe shumica e fermave bujqësore kanë një zonë të përzier prodhimi prej më pak se 1 ha. Këta fermerë, me parcela të vogla, janë grupi më i ndjeshëm në rastet kur nuk kanë mundësi të ujitjes dhe në këtë rast ata do të jenë shfrytëzuesit përfundimtarë të këtij projekti.

https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/3009288219310247

Related posts

Konventa kombëtare e BE-së do ta zhvillojë debatin “Çfarë qëndron në rrugën e zbatimit të legjislacionit anti-korrupsion?

Z H

Moti deri në fund të ditës i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, nesër me diell dhe me vranësira të matura lokale

Redaksia

Maqedoni, nuk ka pritje nëpër vendkalimet kufitare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More