Ministri Hoxha: Pas ribalancit të buxhetit do të lëshohen subvencionet

Prespë, 2 korrik – Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha gjatë një aktiviteti në rajonin e Prespës, është pyetur edhe rreth vonesës së subvencioneve për bujqit. Ministri Hoxha ka deklaruar se i kupton shqetësimet e bujqive, por kriza e shkaktuar nga pandemia covid-19 ka vonuar lëshimin e subvencioneve. Gjithashtu Hoxha ka thënë se menjëherë pas ribalancit të buxhetit do të lëshohen subvencionet.

 

“Është dita e dytë e debatit në komision parlamentar për ribalancin e buxhetit, po sa të përfundojë debati dhe të votohet ribalanci i buxhetit, atëherë në llogaritë e fermerëve do të lëshohen subvencionet”, shtoi ministri Hoxha .

Subvencionet e bujqve për këtë vit u vonuan për shkak të pandemisë së covid-19, duke shkaktuar krizë ekonomike dhe financiare në vend dhe në mbarë globin.

Related posts

Ulet niveli i ujit në liqenin e Ohrit dhe Prespës

N E

Për Kërçovën dhe Strugën nuk do të ketë mësim online

Redaksia

Në Kuvend seancë plenare dhe tre komisione

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com