Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Ministri Hoxha pret ndryshimet ligjore për blerje të duhanit

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha pret se ndryshimet e Ligjit për duhan me të cilat afati i blerjes shtyhet deri më 31 mars, do të sillen gjatë kësaj jave ose gjatë javës së ardhshme.

Sipas tij, përgjigjja e pyetjes se pse ndryshimet nuk janë sjellë deri më tani, duhet kërkuar në Kuvend.

Në ndërkohë, blerja e duhanit nuk po zhvillohet. Pritet, thonë kultivuesit e duhanit, deputetët t’i sjellin ndryshimet ligjore për blerjen të vazhdojë.

“Kërkesa për ndryshimin e Ligjit për duhan me qëllim të prolongimit të afatit është bërë në të njëjtën ditë pasi patëm takim me prodhuesit dhe blerësit. Pse nuk është sjellë duhet pyetur në Kuvend. Sa jam i informuar, në rend dite është leximi i parë. Besoj se shumë shpejtë, deri në fund të kësaj jave ose javën tjetër, do të ketë ndryshim dhe do të vazhdojë afati i blerjes. Realisht, kërkimi i përgjegjësisë në kohën e KOVID-it dhe protestave nuk është përkatëse. Prandaj ndjehem përgjegjës në zgjidhjen e problemit, dhe jo për problemet e krijuara të cilat nuk janë nën kompetencën time”, theksoi Hoxha.

Prodhuesit e duhanit thonë se për blerje kanë ngelur rreth 1,8 milionë kilogramë duhan, përfshirë edhe sasitë të cilat nuk janë përfshirë me marrëveshjet.

“Kompanitë blerëse akoma kanë duhan të dakorduar dhe të pablerë. Bëhet fjalë për afro 500 – 600 tonë. Besojmë se Kuvendi shumë shpejtë do t’i miratojë ndryshimet dhe se megjithatë, rekolta do të blihet në tërësi, së bashku me tepricat”, deklaroi për MIA-n kryetari i Lidhjes së shoqatave të duhanit, Mende Stomnaroski.

Në seancën e sotme plenare kuvendore janë dy propozim-ligje për ndryshimin e Ligjit për duhan. Me njërin, të shtruar nga një grup deputetësh të koalicionit qeveritar, kërkohet prolongimi i afatit për blerjen deri më 31 mars, ndërsa me tjetrin, të shtruar nga një grup deputetësh të opozitës, kërkohet, siç është dhënë, të tejkalohen problemet me blerjen e rregullt të organizuar, sigurimin e sigurisë juridike gjatë blerjes së duhanit dhe saktësimin e trajtimit të duhanit të pafermentuar.

Postime të ngjashme

Menduh Thaçi: Ramazani një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë

R Zh

Arjanit Hoxha demanton portalet lidhur me harxhimet e tij si ministër

R Zh

Ahmeti uron besimtarët mysliman me rastin e muajit e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Bilall Kasami uron muajin e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Sela dhe Gashi gjithë besimtarëve myslimanë ua urojnë muajin e Ramazanit

R Zh

Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...