Maqedoni

Ministri Hoxha priti në takim Ambasadoren amerikane Burns

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator, zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka pritur në takim sot Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë Veriore, Kate Marie Burns.

Në takim siç informon Hoxha u konfirmua angazhimi strategjik i dy vendeve mike dhe partnerëve të NATO-s për të mbajtur raporte të ngushtë ngushta bashkëpunimi për avancim të bujqësisë si një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë në vendin tonë.

Prioritet tona kryesore shton Hoxha janë për një strategji të re për bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit dhe standardeve me BE.

Ndërkohë Ambasadorja Byrnes tha se ajo mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për integrim në BE dhe se beson se fillimi i negociatave është i mirë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner në realizimin e investimeve të përbashkëta për të forcuar sektorin privat.
Në periudhën që vjen, me interes të veçantë do të jenë projektet në pylltari, për parandalimin e prerjeve ilegale si dhe shkatërrimi i tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra.

Në takim mori pjesë edhe Erik Janovski, të cilit i shprehëm mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar nga USAID përmes projekteve të shumta për të mbështetur bizneset private në sektorin e bujqësisë.

Postime të ngjashme

Ku mbeti gasifikimi në Maqedoninë e Veriut?

H S

Në Kuvendin e Greqisë janë dorëzuar tre marrëveshje me Maqedoninë e Veriut

Z H

Pendarovski: Vlerësimi ynë në NATO është i lartë dhe merita ju takon juve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...