Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Ministri Hoxha promovon produktet e Maqedonisë së Veriut në Rumani

Bukuresht, 14 qershor – Në kuadër të Diplomacisë Sportive, si mbështetje dhe promovim të ekipit tonë të futbollit, në EURO 2020, sot në Bukuresht filloi promovimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore të RMV-së dhe promovimi i vendit tonë si një destinacion tërheqës turistik.

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, së bashku me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Rumani, Gabriel Atanasov, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtorin e Agjencisë për Investime dhe Nxitjen e Eksporteve, Dejan Pavleski, sot morën pjesë në hapjen e promovimin njëjavor “Java e produkteve nga RMV-ja në Bukuresht”.

Në ambientet e Dhomës Ekonomike të Rumanisë, janë vendosur stenda me produkte nga RMV-ja nga disa kompani, të cilat do të prezantojnë markat e tyre.

Promovimi i produkteve nga RMV-ja synon të kontribuojë në rritjen e tregtisë me Rumaninë, e cila në vitet e fundit ka shënuar një trend në rritje, me potencial për rritje edhe më të madhe në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ajo përfaqëson edhe mbështetjen e qeverisë për aktivitetet për promovimin e ekipit tonë të futbollit në EURO 2020.//Zhurnal.mk

Në kuadër të Diplomacisë Sportive, si mbështetje dhe promovim të ekipit tonë të futbollit, në EURO 2020, sot në…

Posted by Arjanit Hoxha on Monday, June 14, 2021

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...