Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Hoxha takim me ambasadorin Reka: Në fokus thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i ri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka, informon Zhurnal.

Ministri Hoxha ka pranuar urime të sinqerta nga ambasadori Reka, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimeve mes dy vendeve, raportet si dhe për projektet e përbashkëta në dobi të qytetarëve dhe shteteve nga rajoni dhe më gjerë.

“I shoqëruar nga shefi i kabinetit z. Dritan Ramadani si dhe znj. Lidija Cadikovska, ishte kënaqësi që takimin e parë protokolar me Ambasador e realizova sot me z. Fatos Reka, Ambasadorin e Shqipërisë.
Pranova urime të sinqerta për detyrën si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, biseduam për bashkëpunimet mes dy vendeve, raportet mes dy ministrive përkatëse si dhe për projektet e përbashkëta në dobi të qytetarëve të dy shteteve të regjionit dhe më gjerë, e cila gjë do të ketë impakt direkt në zhvillimin ekonomik të dy vendeve”, ka njoftuar ministri Hoxha.

Ndryshe ministri Hoxha e ka filluar fuqishëm punën e tij të re, duke realizuar takime të rëndësishme me përfaqësues të ndryshëm, me qëllim përmirësimin në Bujqësi.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Në QS “Boris Trajkovski” sot do të vaksinohen deputetët

B L

Gjendja me Kovid-19 po qetësohet, kërkohet vigjilencë në periudhën që vijon

B L

Rrugët në disa vende të lagështa, intensiteti i komunikacionit mesatar

B L

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...