Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Hoxha takoi sot blektorët nga rajoni i Pollogut

Shkup, 2 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha në ambientet e MBPEU, sot realizoi një takim me blektorët e pakënaqur nga rajoni i Pollogut. Në takim, blegtorët shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me vonesën e lëshimit të mjeteve për subvencionet e këtij viti.

Ministri Hoxha ata i ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me gjithë vështirësitë e paraqitura, subvencionet e vitit të kaluar janë paguar. E njëjta gjë do të realizohet edhe këtë vit. Subvencionet do të jenë në llogari të të gjithë aplikantëve nga të gjitha degët bujqësore që plotësojnë kushtet.

Hoxha u ka kërkuar mirëkuptim dhe durim sepse sipas tij, vala e tretë e krizës së koronavirusit i ka detyruar që të punojnë me numër të reduktuar të punonjësve të cilët duhet të përpunojnë të dhënat me prani fizike. Sidoqoftë, të gjithë jemi duke punuar së bashku dhe subvencionet do të paguhen së shpejti, përcjell Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

Spasovski demanton: Nuk ka ndërprerje, ka kërkesa të shtuara për dokumente personale

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...