Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

Shkup, 12 qershor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka vazhduar agjendën e tij të takimeve me bujq në fshatin Haraçinë të Shkupit ku ka takuar disa drejtues të kombinateve të ndryshme bujqësore.

Hoxha nga Haraçina premtoi se do të vazhdojë të dëgjoj zërin e bujqëve dhe do të jetë transparent në zhvillimin e bujqësisë.

“Në kuadër të fushatës për të dëgjuar bujqit rreth projekt ligjit për shitjen e tokës bujqësore realizova takim me drejtuesit e disa kombinateve bujqësore. Një prej tyre është edhe Nuri Sulejmani nga Haraçina i cili si udhëheqës i Kombinatit Bujqësor “Singeliç” punon tokën bujqësore në sipërfaqe prej 750 hektarëve.

Me vëmendje dëgjova sugjerimet dhe vërejtjet rreth propozim ligjit për shitjen e tokës bujqësore.

Edhe vetë z.Sulejmani shprehu interesim për blerjen e tokës bujqësore si dhe shprehu se kjo është një mundësi e mirë për të garantuar vazhdimësinë e përpunumit të kësaj toke si dhe mundësive që do ofrohen për të investuar në teknologjitë e reja dhe mekanizimin modern.

Vazhdojmë që në partneritet me bujqit të jemi transparent, inkluziv dhe në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe orientimin drejt modernizimit konform trendeve botërore!”, tha Hoxha

🗣Në kuadër të fushatës për të dëgjuar bujqit rreth projekt ligjit për shitjen e tokës bujqësore realizova takim me…

Posted by Arjanit Hoxha on Saturday, June 12, 2021

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...