Shkup, 8 mars – Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, në ditën e gruas nuk haroi t’ua urojë grave ditën për të drejtat e tyre, duke shtuar se në këtë rrugë do të luftojmë të gjithë së bashku kundër sfidave.
Ai shprehet se po përmirësohen kushtet socio-ekonomike me qëllim që të zhvillohen kushtet për barazi gjinore.
“Dita e sotme le t’i kushtohet luftës për të drejtat e grave, e cila filloi shumë kohë më parë. Sot qëndrojmë bashkë me ta në këtë rrugë, luftojmë kundër të gjitha sfidave, po i përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe së bashku zhvillojmë beteja për barazi gjinore.
Ne jetojmë në një shoqëri moderne dhe së bashku po e ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Falënderoj të gjitha gratë e punësuara në MBPEU për përkushtimin, përgjegjësinë dhe entuziazmin e tyre, që së bashku, të drejtojmë sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit si një ekip.
Gëzuar 8 Marsin!”, shprehet ministri Hoxha.
Ndryshe Hoxha sot në ministri u dhuroi nga një lule të gjitha grave që punojnë në këtë institucion.///Zhurnal.mk