Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Ministri Hoxha viziton banorët e fshatit Konjare, premtohet zgjidhje për tokën pjellore

Shkup, 5 shkurt – Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka vizituar banorët e fshatit Konjare e Mesme, pas ankesave lidhur me shkatërrimin e tokës pjellore, informon Zhurnal.

Ministri Hoxha së bashku me drejtorin e inspektoratit shtetëror të Bujqësisë, Zoran Shapuriq u siguruan banorëve se nëse toka që është marrë me koncesion nuk përdoret për arsyet e evidentuara në kontratë, atëherë marrëveshja e koncesionerit do të pezullohet.

“Pas ankesës së banorëve të fshatit Konjar e Mesme në lidhje me shkatërimin e tokës pjellore e cila është dhënë me koncesion, ku një pjesë e kësaj sipërfaqeje është nën juridiksionin e MBPEU-së, sot, së bashku me Drejtorin e Inspektoriatit Shtetëror të Bujqësisë, Zoran Shapuriq ishim në këtë vendbanim ku u njoftuam me situatën nga terreni.

Së bashku me Drejtorin e ISHB, Shapuriq banorëve të fshatit Konjare e Mesme u siguruam se nëse toka që është marrë me koncesion nuk përdoret për arsyet e evidentuara në kontratë, atëherë marrëveshja e koncesionerit do të pezullohet.

MBPEU çdo herë do të jetë pranë qytetarëve dhe nuk do të lejojë keqpërdorime të ndryshme nga ana e personave të papërgjegjshëm”, shprehet ministri Hoxha.//Zhurnal.mk

Pas ankesës së banorëve të fshatit Konjar e Mesme në lidhje me shkatërimin e tokës pjellore e cila është dhënë me…

Posted by Arjanit Hoxha on Friday, February 5, 2021

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...