Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ministri i Brendshëm i Çekisë ngriti padi penale kundër dy gazetarëve, për shkak të një artikulli kritik

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Jan Hamaçek, ngriti padi penale kundër dy gazetarëve, për shkak të një artikulli kritik, njoftoi Partia e tij Social-Demokrate. Hamaçek akuzoi dy gazetarët e portalit Seznamzpravy për shpifje dhe përhapje të raportit të rremë.

Portali i lajmeve ka raportuar se Hamaçek ka qenë i gatshëm të fshehë një zbulim të inteligjencës, në këmbim të sigurimit të një milion dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.Sidoqoftë, shkëmbimi i pretenduar duket se nuk ka ndodhur.

Praga, së voni, ka akuzuar agjentët rusë për shpërthimin në një depo municioni në vitin 2014, ku kanë mbetur të vrarë dy vetë. Kremlini i ka mohuar akuzat.

Në përgjigje, të dyja vendet i kanë dëbuar diplomatët e njëra-tjetrës. “Ne i kundërshtojmë sulmet personale ndaj gazetarëve tanë dhe stafit redaktues”, tha kryeredaktori i portalit Seznamzpravy, Jiri Kubik.

Ai tha se provat për raportimin ishin “absolutisht të besueshme”. Social-Demokratët e Hamaçekut po luftojnë për mbijetesën e tyre politike, pesë muaj para zgjedhjeve parlamentare në Republikën Çeke.

Së voni, sondazhet e opinionit e kanë nxjerrë këtë parti nën pragun prej 5% të nevojshëm për të hyrë përsëri në Parlament./REL

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...