Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ministri i brendshëm libian takon delegacionin egjiptian

Ministri i Punëve të Brendshme i Libisë, Fathi Bashagha, ka takuar një delegacion egjiptian që qëndron për vizitë në kryeqytetin Tripoli, ku ka diskutuar “sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin e sigurisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Libisë njoftoi se në takim i pranishëm ishte edhe shefi i shërbimeve të intelegjencës libiane, Imad Trabelsi.

Në takim u diskutuan mënyrat për mbështetjen e një marrëveshjeje armëpushimi të arritur në fillim të këtij viti midis qeverisë legjitime të Libisë dhe forcave besnike ndaj komandantit luftarak, Khalifa Haftar, si dhe rezultatet e bisedimeve të Komisionit të Përbashkët Usharak Libian në Gjenevë “për të mbështetur përpjekjet e OKB-së për zgjidhjen e krizës aktuale me mjete politike dhe paqësore”.

Më 23 tetor, OKB njoftoi një marrëveshje të përhershme armëpushimi midis rivalëve luftarakë të Libisë.

Javën e kaluar, shefi i intelegjencës egjiptiane, Abbas Kamel, vizitoi qytetin lindor Benghazi për bisedime me Haftar dhe kreun e Dhomës së Përfaqësuesve me bazë në Tobruk, Aguila Saleh.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafi-t në vitin 2011.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), me qendër në kryeqytetin Tripoli dhe e udhëhequr nga kryeministri Fayez al-Sarraj, u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB. Por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate kanë dështuar për shkak të ofensivës ushtarake nga milicët besnikë të Haftar-it.

Qeveria e kryeministrit al-Sarraj po lufton me milicët e Haftar-it që nga prilli i vitit 2019 në një konflikt që ka marrë mijëra jetë.

Postime të ngjashme

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

Belgjikë, shkon mbi 22 mijë numri i viktimave nga Covid

T E

Pse Facebook po i bllokon faqet e ushtrisë së Mianmarit?

T E

SHBA: Princi saudit miratoi vrasjen e Khashoggit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...