Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Brendshëm: Shqipëria shumë herë më e sigurt se disa vite më parë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve në SHBA në pikën kufitare të Kakavijës se Shqipëria është sot një vend shumë më i sigurt se disa vite më parë. Ai u shpreh se cilësia e shërbimeve është në nivel dhe Shqipëria renditet mes vendeve me ruajtjen më të lartë të kufijve.

“Në Kakavijë ka pasur investime për rritje të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me përkrahjen e partnerëve tanë si qeveria e SHBA dhe BE. Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë, cilësia 3 shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë.Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30 vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria. Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë por edhe të jetë një vend me siguri të lartë.

Kjo kërkon ruajtje të këtij standardi. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj janë rritje e standardit të ruajtjes së kufijve duke ndikua me atë standard ku ndodhemi sot. Ky arsenal pajisjesh dhe personeli që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e frontex, ka rritur standardin e sigurisë”, u shpreh ai

Related posts

Arrestimi i tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe, kanë menduar se

Xh M

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Xh M

15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy