Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri i Bujqësisë Hoxha mbështet shtatë fermerët e suksesshëm nga Resnja

Shkup, 1 mars, Zhurnal.mk – Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha zhvilloi një takim me disa fermerë dhe u shpërndau kontratat për furnizim me mekanizëm bashkangjitës bujqësor për shtatë fermerë të suksesshëm nga rajoni i Resnjës.

“Në Resnjë, në qytetin tim të lindjes, sot pata nderin dhe kënaqësinë që së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski dhe Kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, të ndajmë solemnisht kontratat për furnizim me mekanizëm bashkangjitës bujqësor për shtatë fermerëve të suksesshëm nga rajoni i Resnjës.

Fondet për këtë janë siguruar përmes Programit IPARD. Vlera e prokurimit është 65,000 euro. Kostot e pranueshme të investimeve për prokurimin e amortizuesëve, kosave, thikave për makinat bluarëse, frezave, platformave me ngritje hidraulike, rimorkio me agrobar, kuti eko për ruajtjen e frutave, grumbullues elektrik dhe mekanizma të tjetë që ua lehtësojnë dhe modernizojnë prodhimi fermerëve.

Ky është vetëm fillimi i mbështetjes që shteti po u jep fermerëve, drejt arritjes së qëllimit, e që është Politika e Përbashkët Bujqësore Evropiane, ku mbështetja për agro-kompleksin është në qindra miliona euro. Nga dita në ditë ne jemi duke ecur në mënyrë stabile drejt arritjes së madhe për bujqësi vendore moderne me prodhime konkurruees që aspirojnë BE-në”.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...