Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministri i Bujqësisë për pagesën e rrymës në veri: Veprim i detyrueshëm, por jo i dëshirueshëm

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka komentuar zhvillimet në Kuvend gjatë ditës së sotme.

Peci në “Debat Plus” thotë se edhe ai nëse do të ishte deputetë do të kishte votuar për pagesën e rrymës për veriun.

“Do të kisha vepruar në atë që do të ishte interesi i vendit. Shumica e kolegëve, deputetëve ma kanë shpjeguar se një proces i tillë ishte detyrim pasi nuk kemi pasur tjetër opsion. Kosova tashmë ka arritur pavarësi energjetike dhe me veprime ndryshe do të humbnim këtë pavarësi energjetike”.

“Ka qenë një veprim i detyrueshëm e jo i dëshirueshëm për rrethanat në të cilat është gjendur qeveria e vendit”, deklaroi Peci, përcjell Telegrafi.

Peci ka kritikuar subjektet opozitare që kanë dalë nga Kuvendi pasi sipas tij të njëjtët kanë mbështetur këtë propozim edhe në komisione parlamentare por edhe në të kaluarën.

“Nëse njëherë e voton pse herëve tjera të dalësh nga Kuvendi”.

Ministri i Bujqësisë thotë se duhet parë se si mund të integrohet edhe sistemi energjetik e pjesës veriore.

Postime të ngjashme

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

Kurti shpalos katër propozimet që pati në takim me Vuçiçin

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Nga sot lejohen dasmat në Kosovë

Bekim Laçi

Debat i ashpër mes asamblistëve të LVV-së dhe Shpend Ahmetit, mund të përfundonte në rrahje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...