Bota

Ministri i Emiratëve mbështet deklaratat e Macron-it për muslimanët

Një ministër i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) u bëri thirrje muslimanëve të pranojnë qëndrimet e presidentit francez, Emmanuel Macron me pretendimin e “integrimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“(Muslimanët) duhet të dëgjojnë me kujdes atë që tha Macron në fjalimin e tij. Ai nuk dëshiron të izolojë muslimanët në Perëndim dhe ai plotësisht ka të drejtë”, tha Anwar Gargash, ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”.

Ai tha se muslimanët “kanë nevojë të integrohen në një mënyrë më të mirë, shteti francez ka të drejtë të kërkojë mënyra për ta arritur këtë paralelisht me luftimin e ekstremizmit dhe mbylljes së shoqërisë”.

Gargash hodhi poshtë akuzat kundër presidentit francez se ai kërkon të përjashtojë muslimanët.

Deklaratat e ministrit të Emirateve vijnë mes protestave të vazhdueshme popullore në botën arabe dhe muslimane kundër komenteve të Macron-it mbi Islamin në të cilat ai akuzoi muslimanët për “separatizëm” dhe mbrojti publikimin e karikaturave të diskutueshme fyese për Profetin Muhamed.

Pas fushatave intensive bojkotuese të produkteve franceze në të gjithë botën arabe dhe muslimane, Macron në një intervistë për Al-Jazeera, uli tonin dhe tha se i kupton ndjenjat e muslimanëve mbi karikaturat.

Postime të ngjashme

Irani ka rezerva të uraniumit 12 herë më shumë se sa i lejohet sipas marrëveshjes

T E

VOA: Sistemet zgjedhore në ShBA nuk kanë fshirë, humbur apo ndryshuar votat

S.B.

Të paktën nëntë të vdekur nga sulmi në një shkollë në Pakistan

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...