Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministri i Jashtëm gjerman, Maas të enjten në Kosovë – këto janë temat që do të diskutohen

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të jetë për një vizitë zyrtare të enjten në Kosovë, ndërsa do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se tema të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me Bashkimin Evropian si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04. 2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikë rëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, bën të ditur për Telegrafin nga Ambasada gjermane në Kosovë.

Ndryshe, ministri gjerman për Evropë, Michael Roth ka thënë se Gjermania do të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Roth në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se shpreson që në Bashkimin Evropian së shpejti do të arrijnë një vendim për këtë.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...