Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, shkarkohet nga detyra

Petricek, në një deklaratë theksoi se ka biseduar me Jan Hamacek, kryetarin e përgjithshëm të Partisë Social Demokrate të Çekisë (CSSD), një prej partnerëve të koalicionit qeverisës, ku Hamacek i ka shprehur atij se është “shkarkuar nga detyra”.

Në Çeki është shkarkuar nga detyra ministri i Jashtëm, Tomas Petricek, i cili nuk dha mbështetje për sjelljen e vaksinës ruse dhe kineze në vend, transmeton Anadolu Agency.

Petricek, në një deklaratë theksoi se ka biseduar me Jan Hamacek, kryetarin e përgjithshëm të Partisë Social Demokrate të Çekisë (CSSD), një prej partnerëve të koalicionit qeverisës, ku Hamacek i ka shprehur atij se është “shkarkuar nga detyra”.

Presidenti çek, Milosh Zeman, në një deklaratë të bërë më parë reagoi për shkak se Petricek nuk mbështeste vaksinën ruse dhe kineze dhe se dëshironte të pengonte pjesëmarrjen e Rusisë në tenderin që do të zhvillohej lidhur me zgjerimin e centralit bërthamor Dukovany në Çeki. Po ashtu Zeman i bëri thirrje kryeministrit për shkarkimin e Petricek nga detyra.

Sipas lajmeve të tjera në shtypin çek, thuhet se Petricek ishte kandidat për kryetar në kongresin e CSSD dhe është shkarkuar nga detyra për shkak të kritikave të tij të ashpra ndaj kryetarit aktual Hamacek.

Debati për vaksinën ruse dhe kineze ka shkaktuar edhe largimin nga detyra të ministrit të Shëndetësisë javën e kaluar.

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet të dielën për të diskutuar për Gazën

S.B.

Europa rihap turizmin

S.B.

Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

S.B.

Shpërthim në xhami gjatë lutjeve të së premtes, 12 të vrarë në Afganistan

S.B.

Indonezia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

S.B.

Draghi heq dorë nga paga e tij si kryeministër

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...