Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Holandës: Nuk shohim asnjë progres në Shqipëri për hapjen e negociatave

Zhurnal Ads

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok deklaron se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres për të merituar hapjen e negociatave. Deklarata e kreut të diplomacisë holandeze është bërë gjatë një takimi online për zbatimin e ligjit në vendet e Ballkanit.

“Holanda ka qenë e qartë, ne duam të shohim progres në çështje e zbatimit të ligjit nga vendet kandidate. Ne jemi të lumtur që shohim progres në këtë fushë në Maqedoninë e Veriut, por fatkeqësisht nuk e shohim këtë gjë në Shqipëri”,– ka deklaruar ministri Blok i pyetur nga Exi.al

Qeveria e Holandës dhe parlamenti i këtij vendi kanë kundërshtuar disa muaj më parë çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës parë ndërqeveritare mes Tiranës dhe Brukselit.

Çështja e mungesës së gjykatave kryesore në vend, reforma zgjedhore e njëanshme dhe ligji i mediave kanë qenë tre prej kundërshtive kryesore të Holandës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Meta firmos shkarkimin e Ramës, dekreton Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në postet e reja

S.B.

Moti i keq në Lezhë, policia: Përmbyten e dëmtohen disa ura, bëni kujdes për shkak të lagështirës

S.B.

Pas takimit me ambasadorët e BE, Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë

admin

“Është përgjegjësi e madhe”, Milva Ekonomi flet për detyrën e re si ministre: Pres presidentin

S.B.

Të hënën nis mësimi në Shqipëri

admin

Gratë pëballë burrave në politikë, Spiropali: Nuk ma bën syri tërr!

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...