Ministri i Jashtëm i Katarit: Po punojmë me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit

Ministri i Jashtëm i Katarit tha se vendi i tij po punon me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit “sa më shpejt që është e mundur”.

 

Nuk ka ende “asnjë indikacion të qartë” se kur aeroporti i Kabulit do të rifillojë funksionimin normal, tha Mohammad bin Abdulrahman al-Thani gjatë një konference për media me homologun e tij britanik, Dominic Raab, të enjten në Doha.“Shpresoj se në ditët në vijim do të dëgjojmë disa lajme të mira”, tha ai.

Më herët, Al Jazeera, duke cituar një zyrtar të aviacionit civil në Afganistan, tha se fluturimet e brendshme nga aeroporti i Kabulit do të rinisin më 3 shtator.

Transmetuesi me qendër në Katar raportoi se një ekip teknik i Katarit po vlerëson dëmet në aeroport dhe se planet janë që ai të rikthehet në punë “së shpejti”.

Related posts

Fu Jiezheng – 13 vjeçari që ka mësuar mjeshtërinë e ndryshimit të maksave të Operës së Sichuanit

Redaksia

SHBA po rishikon ndihmën për Afganistanin

N E

Imazhe që tregojnë se si është zhvilluar mësimi nëpër universitetet e Afganistanit, pas ardhjes së talebanëve në pushtet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com