Agjencia Zhurnal.mk

Ministri i Jashtëm Iranian: Ne nuk duam luftë, por askush nuk mund të përballet me Iranin

Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif, thotë se nuk beson se një luftë do të shpërthente në rajon, pasi Teherani nuk dëshiron një konflikt.
“Asnjë vend nuk ka iluzionin që mund të përballet me Iranin”, thotë Mohammad Javad Zarif, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Shqetësimet për një konflikt të mundshëm janë ndezur që kur Shtëpia e Bardhë urdhëroi anijet e luftës dhe bombarduesit në
Lindjen e Mesme për të kundërshtuar një kërcënim të dyshuar dhe të pashpjeguar nga Irani.
Më parë këtë javë, SHBA largoi një pjesë të stafit diplomatik nga ambasada e saj në Bagdad pas sulmeve të fundjavës në katër depozita të naftës jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE). Ndërkohë, mediat saudite raportuan se një numër i shteteve të Gjirit kanë rënë dakord për një kërkesë nga SHBA për të ristrukturuar forcat e saj ushtarake në ujërat dhe territoret e Gjirit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...