Agjencia Zhurnal.mk

Ministri i jashtëm italian kërkon të shmanget dhuna më 30 qershor

Italia u bën thirrje Qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që të respektojnë rreptësisht parimet themelore të demokracisë në vend.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Enzo Moavero, gjatë ditës së sotme  ka zhvilluar biseda telefonike me dliderët e dy forcave kryesore politike, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokraruke Lulzim Basha.

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë njofton se ministri Movaero ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të respektimit të rregullave themelore të demoracisë dhe të shtetit të së drejtës.

Duke folur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri, ministri i Jashtëm italian ka theksuar se, pavarësisht divergjencave mes forcave politike  thelbësore, është të shmangen të gjitha format e dhunës, kurse opinionet e qëndrimet e palëve të shprehen në mënyrë demokratike.

“Me këtë frymë të besnikërisë së detyrueshme reciproke përkushtuar dialektikës politike kundërshtare, është e rëndësishme, thekson Ministri italian, të sigurohet korrektësia e siguria e procesit zgjedhor, i cili do të monitorohet dhe nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE-ODHIR e ku bëjnë pjesë vëzhgues nga e gjithë bota, përfshirë Italinë”, citohet të ketë thënë Moavero nga Ora News.tv.

Më 21 qershor, në ditën e protestës së opozitës në Tiranë, ministri i jashtëm italian u ka bërë thirrje forcave politike shqiptare të zbatojnë në mënyrë strikte parimet bazë të demokracisë, duke theksuar se kjo sht  parakushti themelor për pranimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me  Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm italian ka thënë se ai është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën italiane në Tiranë pr t’u informuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...