Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ministri i Mbrojtjes dhe u.d. i drejtorit të Policisë ftohen për raportim në Komisionin për Siguri

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftim.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë që ky projektligj i plotëson kriteret që të procedohet për në seancë.

Më pas aty u diskutua edhe për raportin e ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, tha se në raport janë evidentuar disa vërejtje.

“Pika e tretë është shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes të Raportit të Auditori. Janë ngritur disa vërejtje”.https://zeri.info/inarticle.html

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ka thënë se auditori është institucion i pavarura dhe se vlerësimet e tij duhet që të merren si të mirëqenë.

Kurse deputeti Ilir Tasholli ka thënë se Komisioni duhet me dalë me kërkesë për mbushjen e rekomandimeve që dalin nga ky dokument.

Komisioni u dakordua për të ftuar Ministrin e Mbrojtjes për raportim lidhur me rekomandimet e dala nga auditori.

Musliu ka kërkuar që në takimin e radhës të jetë për raportim ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë.

Kurse deputeti Bekë Berisha ka kërkuar që të shkojë Komisioni në Vushtrri për vizitë në Akademinë e Sigurisë. 

Postime të ngjashme

Keqpërdorim të pozitës zyrtare, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit

Bekim Laçi

BE dhe SHBA-të intensifikojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bekim Laçi

Von Cramon: Shpresoj Kurti të dëshmojë që e kupton rëndësinë e dialogut

Bekim Laçi

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh”

Bekim Laçi

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve në Hagë

Bekim Laçi

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...