Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Shkup, 19 gusht – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot ishte në një vizitë në terren në deponinë jo-standarde në Rusino, ku në progres është realizimi i masave të shpejta për sanimin e deponisë.

Deri më tani, janë realizuar të gjitha punët përgatitore, është vendosur peshorja e makinave për matjen e sasisë së mbeturinave, në progres është ndërtimi i argjinaturave dhe krijimi i sistemit për menaxhimin e rrjedhave. Ka filluar edhe asfaltimi i rrugës deri në deponi dhe paralelisht po punohet në përgatitjen e dokumentacionit për një rrugë alternative deri në Rusino nga rruga Gostivar – Mavrovë.

Në përputhje me planin dinamik, masat e shpejta pritet të përfundojnë plotësisht deri në fund të gushtit të këtij viti, pas së cilës do të fillojë faza e dytë e projektit dhe menaxhimi me Rusinon do t’i dorëzohet Ndërmarrjes së Përbashkët Rajonale Publike Rusino/ Pollog, e formuar nga të gjitha komunat e Rajonit planor të Pollogut.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy