Ministri i Punëve të Brendshme pret regjistrim të suksesshëm të popullatës

Kumanovë, 6 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pret se regjistrimi me sukses do të zbatohet, qytetarët do të tregojnë përgjegjësi dhe do të merren të dhëna të hollësishme të cilat do të përdoren për zhvillimin e shtetit. Nga Kumanova ku e vizitoi objektin e rikonstruktuar të SPB Kumanovë, Spasovski tha se përfaqësues të MPB-së punojnë së bashku me Entin Shtetëror të Statistikës në shtabin i cili udhëheq me regjistrimin.

 

“Gjithsesi, se ne si Ministri e Punëve të Brendshme, punojmë së bashku me entin shtetëror për statistikë, përfaqësues tanë kemi në shtabin i cili udhëheq me regjistrimin, për të gjithë qytetarët të cilët do të refuzojnë të regjistrohen, është e sigurt se do të zbatohen masat dhe do të ketë raportime. Ndërkaq, pres siç kaloi dita e djeshme në një atmosferë të shkëlqyer, një atmosferë të përgjegjësisë qytetare se edhe më tej do të vazhdojmë dhe regjistrimi do të përfundojë me sukses edhe pas 20 viteve do të mund të kemi të dhëna të hollësishme të cilat na nevojiten për zhvillimin e shtetit”, deklaroi Spasovski.

Ai tha se regjistrimi po zhvillohet me një ritëm të shkëlqyer dhe se vetëm ditën e djeshme janë regjistruar rreth 100.000 qytetarë, që sipas tij tregon se qytetarët thellësisht janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë.

Spasovski u bëri thirrje qytetarëve të përfshihen në proces, të regjistrohen të gjitha familjet, të gjitha objektet, siç theksoi ai, të merret në pasqyrë reale edhe për nevojat edhe për kapacitetet me të cilat disponon shteti.

Related posts

Transgjinorët do të përfshihen në propozim ligjin e ri për evidencë amë

Z H

Hekurudhat bullgare: Deri në vitin 2027 do të udhëtojmë me tren mes Sofjes dhe Shkupit

D V

Ahmeti takon ambasadoren amerikane Bërns: Ndajmë të njejtat prioritete me administratën amerikane

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com