Ministri i Shëndetësisë pritet që pasdite të flasë për tragjedinë në Tetovë

Shkup,9 shtator – Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot me fillim nga ora 17:30 do të jep deklaratë ministri Venko Filipçe. Kjo do të jetë paraqitja e parë e kreut të Shëndetësisë në vend pas djegies së spitalit modular në Tetovë, ku si pasojë deri më tani janë konfirmuar 14 viktima.

 

Ndryshe, Filipçe mbrëmjen e djeshme së bashku me kryeministrin Zaev dhe anëtarë tjerë të ekzekutivit ishin prezent në mbledhjen e Shtabit të Krizës në Tetovë, mbledhje kjo që zgjati rreth dy orë, pas çka nuk pati prononcime për mediume. Autoritete deri tani janë arsyetuar me atë që për rastin në fjalë duhet të mbaron hetimi në vend ngjarjes. Venko Filipçe mbrëmjen e djeshme vendosi që komunikimin me qytetarët ta zhvillojë përmes rrjeteve sociale. Deri në këto momente zyrtarët e lartë të qeverisë nuk kanë ndarë asnjë detaj rreth ngjarjes tragjike, dyshimeve të para, po as për përgjegjësinë e autoriteteve kompetente.

Related posts

Panovski: Dozë të tretë duhet të pranojnë të rivaksinuarit në shkurt dhe mars

Redaksia

Filloi debati për rishikimin e Buxhetit

Z H

MASH-i: Mbi 18 100 aplikime të pranuara në thirrjen e parë për një racion të subvencionuar për studentët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com