Maqedoni

Ministri Mariçiq në takim me anëtarët e KSHPK

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq vizitoi sot Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ku u takua me kryetaren dhe anëtaret e Komisionit antikorrupsion.

Në fokusin e takimit të sotëm, siç u njoftua nga Ministria, ishin rekomandimet e GREKO-s nga Raundi i pestë i evoluimit, i cili është në temën “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit tek pushteti qendror (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet e zbatimit të ligjit”.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për nevojën e përforcimit të politikave anti-korruptuese dhe për nevojën për ndryshime eventuale të ligjeve në fusha siç janë Ligji për mbrojtjen e informatorëve, Kodi zgjedhor, ndërsa diskutoi edhe për nevojën e miratimi të ligjit për origjinën e pasurisë.

Në të njëjtën kohë, në takim u diskutua edhe për mundësitë për forcimin e kapaciteteve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për parandalim më efikas dhe luftë kundër korrupsionit.

Postime të ngjashme

Sanksionohen 401 shoferë, 110 prej tyre për tejkalim shpejtësie

T E

E Majta: PTHP dhe MPB të njoftojnë deri ku ka arritur hetimi për hakimin e KSHZ-së natën e zgjedhjeve

Z H

CIVILi u bën thirrje grupeve të tifozëve të mos përdorin gjuhë të urrejtjes dhe dhunë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...