Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Mariçiq nënshkroi rregullore për rritjen e pagave të policisë gjyqësore

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në prani të përfaqësuesve të AOGJSH-së dhe Sindikatës së pavarur të policisë gjyqësore, e nënshkroi rregulloren për rritje të pagave të policisë gjyqësore. Me këtë zgjidhet problem shumëvjeçar i këtyre zyrtarëve të cilët kërkuan rritje të pagave. Nënshkrimi i rregullores është rezultat i negociatave disa mujore, informoi Ministria e Drejtësisë.

Me të parashikohet rritje në përqindje të pagës në varësi të gjykatës në të cilën punojnë ata. Rritjet kanë të bëjmë prej 8 për qind deri në 18 për qind. Rritje më të madhe marrin Gjykata Themelore Penale dhe Gjykata Themelore Civile në Shkup.

– Ministri Mariçiq e falënderoi AOGJSH-në dhe Sindikatën e pavarur të policisë gjyqësore për dialogun konstruktiv, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për përmirësimin e përgjithshëm të standardit dhe kushteve në të cilat punon policia gjyqësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Përfaqësuesit e AOGJSH-së dhe të Sindikatës së pavarur të policisë gjyqësore shprehën mirënjohjen dhe kënaqësinë e tyre që pas shumë apelimesh dhe protestash, problemi i tyre u zgjidh përfundimisht. Ata i përcollën Ministrit mesazhin se ky është një hap i rëndësishëm për ta, të cilin ata e shohin si një hap konkret për të zgjidhur problemet e tyre.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...