Ministri Misajllovski në panairin ndërkombëtar për mbrojtje në Turqi

nga D V

Shkup, 22 tetor – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, sot dhe nesër do ta udhëheqin delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes – Saha Expo 2024, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Misajllovski do të ketë takim me kolegun dhe nikoqirin e tij – ministrin e Mbrojtjes kombëtare Jashar Gyler.

“Sot dhe nesër, delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të realizojë takime me përfaqësues të kompanive turke nga prodhimi i dedikuar dhe do të ketë mundësi të njoftohet me të arriturat më të reja tekniko-teknologjike në fushën e mbrojtjes”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More