Ministri Mucunski do të flasë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

nga D V

Shkup, 3 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të marrë pjesë dhe do të flasë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila do të mbahet nga 30 shtatori deri më 4 tetor 2024 në Strasburg.

Në vitin kur Këshilli i Evropës e shënon 75-vjetorin e themelimit të tij, ministri Mucunski, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Parlamentare, Teodoros Rusopullos, siç bënë të ditur nga MPJ, do të flasë para delegacioneve parlamentare të vendeve anëtare të organizatës.

Në fjalim, siç është paralajmëruar, ministri Mucunski do të flasë për krizat dhe sfidat aktuale me të cilat përballet kontinenti evropian, nga agresioni ushtarak ndaj Ukrainës, pasojat nga pandemia, kriza ekonomike, kthimi demokratik dhe rritja e ekstremizmit dhe dezinformatave, tregtisë me emigrantë, e deri në ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe teknologjive të reja.

Në kuadër të vizitës në Strasburg ministri Mucunski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Asamblesë Parlamentare Teodoros Rusopullos, me sekretarin e ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berse, si dhe me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Marko Boshnjak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More