Ministri Mucunski në takim me ambasadorin e sapoemëruar të Francës, Kristof Le Rigoler

nga Xh M

Shkup, 26 gusht – Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme informoi sot se ministri Timço Mucunski ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Francës në Shkup, Kristof Le Rigoler.

“Duke i uruar ambasadorit Le Rigoler mirëseardhje të ngrohtë dhe mision të suksesshëm diplomatik, ministri Mucunski shprehu kënaqësinë për dialogun e deritanishëm politik dhe shprehu besimin se në periudhën e ardhshme të dy vendet do të punojnë me përkushtim për dinamizmin e mëtejshëm të bashkëpunimit sektorial dhe intensifikimin e mbështetjes reciproke në formate të ndryshme multilaterale”, thuhet në komunikatë.

Mucunski shprehu mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen aktive të Republikës së Francës në proceset eurointegruese të vendit dhe shprehu interesim për thellimin e bashkëpunimit ekonomik bilateral në periudhën e ardhshme.

Ambasadori Le Rigoler, siç thuhet në komunikatë, theksoi se Republika e Francës vlerëson lart kontributin e vendit në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe mbetet e përkushtuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale bazuar në miqësinë tradicionale, besimin reciprok dhe të ndërsjellë dhe arritje në më shumë fusha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More