Ministri Murtezani takohet me ambasadoren Ageler: Të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e vendit në BE

nga D V

Shkup, 18 korrik – Ministri për Çështje Evropian, Orhan Murtezani është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler.

Në takim, siç thuhet në njoftimin, është konfirmuar përkushtimi i përbashkët për luftën kundër korrupsionit stabilitetin dhe zhvillimin e proceseve demokratike.

“Ambasadorja Ageler theksoi mbështetjen e SHBA-së në rrugën tonë të euro-integrues dhe potencoi rëndësinë e qasjes aleate për arritjen e zhvillimit dhe stabilitetit të dëshiruar, si në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë rajonin.

Biseduam edhe për Agjendën reformuese të Planit të rritjes, që do të sigurojë përshpejtimin e rritjes ekonomike të vendit, por edhe përafrimin drejt standardeve evropiane, gjë që do të lehtësojë integrimin tonë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e ministrit Murtezani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More