Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Nuhiu takohet me ambasadorin sllovak Markush dhe drejtorin e MARRI-t, Kocev

Shkup, 5 gusht – Zhurnal.mk – Ministri për Punë të Brendshme (MPB) Agim Nuhiu sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Shkup, Henrik Markush.

Në takim, siç ka njoftuar MPB janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore, mungesa e çështjeve të hapura apo kontestuese mes dy vendeve si dhe bashkëpunimi në sfera të shumta me interes të ndërsjellë.

Ministri Nuhiu dhe ambasadori Markush kanë diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë zbatuar në vend, aktivitetet e MPB-së në kuadër të kompetencave që ndërmerr në përballjen me pandeminë globale “Kovid-19 si dhe sfida tjera të karakterit të sigurisë.

“Në takim nga ana e dy bashkëbiseduesve është theksuar bashkëpunim mes dy ministrive për Punë të Brendshme në kuadër të menaxhimit kufitar përmes dërgimit të nëpunësve policor sllovak në territorin e vendit të cilët kryejnë aktivitete për mbrojtje dhe mbikëqyrje më të madhe të kufirit jugor të shtetit bashkë me policinë e Maqedonisë së Veriut”, qëndron në komunikatën e MPB-së.

Nuhiu gjithashtu realizoi takim edhe me drejtorin e Qendrës rajonale MARRI, Sashko Kocev.

Në takim u konfirmua bashkëpunimin midis Ministrisë së Brendshme dhe Nismës Rajonale për Migracionin, Azil dhe Refugjatë – MARRI në fushën e migracionit, azilit dhe refugjatëve, menaxhimin e integruar të kufijve, politikën e vizave dhe bashkëpunimin konsullor të cilat, sipas ministrit Nuhiu, janë elementë të rëndësishëm në punën e Ministrisë.

Ministri Nuhiu, në kumtesën e sotme të MPB-, u përqendrua në fushën e kontrabandës së emigrantëve, e cila është e lidhur ngushtë me fushën kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht grave. Në këtë drejtim, ai shfaqi shpresën se Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me MARRI do të thellojë bashkëpunimin duke zbatuar nisma të reja për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën e emigrantëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...