Shkup, 8 shtator – Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani përmes një postimi sot ka uruar Ditën e pavarësisë 8 Shtatorin duke theksuar se duhet të gjithë bashkë të kontrubojmë në ndërtimin e shtetit të përbashkët.
Të dashur miq, urime 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë! Pothuajse tre dekada po krijojmë një shtet të përbashkët, me perspektivë evropiane dhe euro-atlantike; shembull i rrallë i një demokracie funksionale multietnike dhe multikonfesionale që paraqet model të idesë evropiane në Ballkan. Me këtë, aspirata e të gjithë atyre para nesh, u bë realitet; ashtu siç kontribuuam në të kaluarën të gjithë së bashku në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët, vazhdojmë edhe më me përkuhshtim dhe akoma më të bashkuar, me të njëjtin amanet – jetë më të mirë për brezat e ardhshëm! Gëzuar festën!, shkruan mes tjerave Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.