Ministri rus: Ne pranojmë vetëm zgjidhjen e cila i përshtatet Serbisë, por është koha të formohet Asociacioni

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë vizitoi së fundi Serbinë, meqë rast deklaroi se pritet një takimi mundshëm në mes presidentit serb dhe atij rus, Vladimir Putin.Ai theksoi se bashkëpunimi tregtar në mes dy vendeve është rritur për 16% pavarësisht virusit COVID-19.Por Lavrov nuk mbeti pa komentuar edhe situatën e krijuar në mes Serbisë dhe Kosovës, ku tha se Rusia është gjithmonë e angazhuar për të gjetur një zgjidhje në dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të rezolutës 1244, si dhe për t’u pranuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

 

“Ne ishim të shqetësuar për provokimin në mes të shtatorit. Në kontaktet tona ne gjithmonë kujtojmë përgjegjësinë e Brukselit”, tha ai duke theksuar se “është koha për të përmbushur marrëveshjet e viteve të kaluara, veçanërisht formimin e komunave me shumicë serbe”.
Madje sipas tij i takon Bashkimit Evropian që të zgjidh këtë çështje, duke thënë se Serbia është faktori më i madh i stabilitetit në këtë fushë.“Ajo që Bashkimi Evropian po përpiqet të thotë se ajo ka të drejtat e saj në këtë rajon, ne e dimë këtë. BE mendon se është krejtësisht në rregull të ndjekë politikën e saj ku të dojë, por na duhet të kujtojmë se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të bazohet në rezolutën 1244. Ne do të mbrojmë këtë dhe do të pranojmë vetëm një zgjidhje e cila i përshtatet Serbisë”, përfundoi Sergei Lavrov.
Vizita e tij në Serbi u bë pas një periudhe tensionesh në mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket vendosjes së reciprocitetit me targat.

Related posts

Në pesë ministri numri i këshilltarëve të brendshëm do të rritet nga 6 në 10

D V

PDK: Kandidatura e Sami Lushtakut nuk ka asnjë pengesë ligjore, të gjitha lëndët gjyqësore janë të përfunduara

D V

Presidentja Osmani takoi ambasadorin e Norvegjisë, Grøndahl – flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More