Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ministri serb: Ramën e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuli i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Vulin ironizon kreun e qeverisë shqiptare duke thënë se është përpjekur të paraqesë manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij. Ai thotë se Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë eshte te kesh fytyre, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.

Vulin reagoi pas deklaratave të bëra dje nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë Shqipërinë e madhe duke kërkuar të marrë atë që sipas tij, i takon serbëve. Rama përmes një postimi në Twitter i ka kërkoi më pas llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri, duke thënë se shpreson që kjo deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt sipas tij duhet ta ndëshkojë atë për këtë shfaqje të mjerë.

Postime të ngjashme

Manastirliu publikon shifrat: Sa vaksinime u kryen në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Dafina Vidishiqi

Lulzim Basha takohet me Sorecën pas rizgjedhjes si kryetar i PD

Dafina Vidishiqi

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Bekim Laçi

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...