Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Shaqiri merr pjesë në eventin ‘Dialogjet për agjendën digjitale’ diskutohen sfidat mbi digjitalizimin tek ne

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mori pjesë në evenimentin “online” – ,,Dialogjet për Agjendën Digjitale”, organizuar nga Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis. Në këtë eveniment, u diskutua rreth përfitimeve dhe sfidave nga implementimi i Agjendës digjitale në vendin tonë.

Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri, iu referua aktiviteteve të deritanishme, të cilat MSHIA-ja i ka realizuar në këtë drejtim, si dhe planet të cilat do të realizohen në të ardhmen. Më tej, vuri në pah qëllimet të cilat duhet të realizohen, në koordinim me institucionet e tjera dhe me Qeverinë, siç janë:

– Themelimi i institucionit qendror për koordinim dhe implementim të procesit të digjitalizimit në shoqëri, por edhe të mbështetjes së plotë të TI-së për institucionet shtetërore;

– Sigurimi i zgjidhjes së sistemit adekuat për komunikim të plotë elektronik në suaza të institucioneve dhe ndërmjet tyre;

– Deri në fund të vitit 2021, të mundësohet që më së paku 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë vendosur sistemin elektronik për automatizim të procedurave administrative, ndërsa deri në fund të vitit 2021, sistemi të jetë i vendosur në të gjitha organet e administratës shtetërore;

– Implementim i plotë i marrëveshjes me kompaninë botërore “Mastercard” për zhvillim dhe aplikim të çertifikatave inovative digjitale dhe realizim për konfirmim të identitetit;

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Përsëri mbledhje e ambasadorëve në BE për zgjerim, por gjasat për negociata janë pothuajse 0

Z H

“DailyNews.mk”, Partitë mos të frikësohen nga numrat e regjistrimit, por nga manipulimet me regjistrimin!

E.E.

Xhaferi në takim me ambasadorin kinez: Covid 19 nuk do t’i dobësoj lidhjet mes dy vendeve

E.E.

Qytetet tona vazhdojnë të mbajnë rekord me ajër të ndotur

T E

Propozohet ligj për Polici komunale

T E

Nga Covid-19 humbi jetën një i burgosur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...