Maqedoni

Ministri Shaqiri priti në takim ambasadorin sllovak, Markush: Diskutohet përvoja e digjitalizimit

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Përvojat dhe njohuritë sllovake, në aspekt të digjitalizimit të administratës publike, ishin në fokus të takimit të sotëm të punës ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe ambasadorit të Republikës së Sllovakisë Henrik Markush.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan lidhur me proceset reformuese dhe bashkëpunimin bilateral, veçanërisht për mbështetjen që merr Republika e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet ,,Ndihmës sllovake” (Slovakia Aid).

Sot, ambasadori Markush, ministrit Shaqiri ia prezantoi projektin: ,,Transferim i njohurive për digjitalizim të administratës publike”, i cili ka për qëllim bartjen e përvojave reformuese të Sllovakisë dhe mbështetjen për funksionimin efikas të administratës shtetërore në sferën e digjitalizimit, në përputhje me procesin integrues të Bashkimit Evropian.

Ministri Shaqiri, shprehu kënaqësinë që nëpërmjet raportit të partneritetit do të vendoset bashkëpunim dhe do të shkëmbejnë përvoja të rëndësishme nëpërmjet aktiviteteve të propozuara, duke përfshirë edhe punëtoritë, në të cilat do të marrin pjesë të punësuarit e administratës publike. Rezultatet e projektit përfshijnë sigurim më efikas të shërbimeve elektronike, rekomandime të zhvillimit të sistemeve për sigurinë e informacioneve si dhe interoperabilitet, por do të shërbejë edhe si udhërrëfyes ndaj hapave të domosdoshëm në aspekt të legjislacionit dhe mbështetjes organizative.

Njëkohësisht, ministri Shaqiri iu falënderua ambasadorit sllovak Markush për ofrimin e mbështetjes së Republikës së Sllovakisë në aspekt të integrimt të vendit tonë në Bashkimin Evropian, duke potencuar se përvojat sllovake janë të një rëndësie të veçantë.

Postime të ngjashme

Harmonizimi i vendit me standardet e BE-së në sferën e politikës monetare, falë edhe mbështetjes së plotë nga BE-ja

admin

11 gra sipërmarëse morën mbështetje finansiare nga shteti për bizneset e tyre

Z H

Kovaçev: Nuk është luftë kundër fashizmit, por një sulm terrorist

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...