Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ministri Spasovski u takua me ambasadorin e Kosovës, Gjergj Dedaj

Shkup, 25 janar – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot kishte takim pune me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, në të cilin ambasadori u falënderua për mbështetjen që MPB-ja i jep ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës veçanërisht shtetasve të Kosovës, si dhe për solidaritetin e shprehur përmes formave të ndryshme, me theks në elementin humanitar dhe sjelljen profesionale të nëpunësve policorë.

Siç kumtoi MPB-ja, ambasadori Dedaj e theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm midis dy ministrive të Punëve të Brendshme të të dyja vendeve që do të duhet të thellohet edhe intensifikohet, duke e konfirmuar edhe në këtë rast mbështetjen e Kosovës për Republikën e Maqedonisë së Veriut në pjesën e fillimit të negociatave me BE-në, me shpresë që procesi do të zhvillohet në drejtim të mirë edhe krahas pengesave që ekzistojnë në rrugë.

Ministri Spasovski tha se një nga prioritetet e Qeversië, por edhe të Ministrisë është krijimi i një bashkëpunimi miqësor me vendet fqinje dhe me vendet në rajon.

“Bashkëpunimin e rëndësishëm që të dy ministrisë e kanë është rezultat i marrëveshjeve tashmë të nënshkruara dhe protokolleve që rregullojë pjesë të madhe nga fushat e sigurisë së brendshme, por se Ministria edhe në të ardhmen është e hapur për thellimin e bashkëpunimit”, qëndron në kumtesën e MPB-së. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale më 3, 10 ose 17 tetor

D J

Janë regjistruar 485 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

Disa lagje të Tetovës tashmë tre ditë pa ujë

D J

Zaharieva: Nuk ka forcë para së cilës do të dorëzohemi, BE nuk është Jugosllavi

D J

Në Shkup janë sanksionuar 193 shoferë, 29 prej tyre kanë qenë pa patent shoferi

D J

Sistem të navigacionit për automjetet e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Shkup, donacion nga Stopanska banka

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...