Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Sugareski është takuar me ambasadorin e ri kinez Xhang Xuo

Shkup, 14 nëntor – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot është takuar me ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo.

Në takim, bënë të ditur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, është biseduar për bashkëpunimin ekonomik midis të dyja vendeve, me ç’rast ministri Sugareski e ka informuar ambasadorin Xuo  për realizimin e projekteve infrastrukturore. Theks të veçantë Sugareski ka vënë në projektet që realizohen me mbështetjen e Bankës EKSIM, në të cilat janë përfshirë kompani nga RP e Kinës.

Gjithashtu, siç qëndron në kumtesë, ministri Sugareski e ka informuar ambasadorin se përmes Bankës EKSIM janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë – Ohër.

“Në kënaqësinë time personale mbajta takim pune me ambasadorin e RP të Kinës, në të cilin biseduam për projektet kapitale që i realizojmë në shtetin tonë. Njëherit e informova ambasadorin se në periudhën e ardhshme hapet një front i gjerë për punën dhe u bëra thirrje të gjithë kompanive të interesuara kineze  të marrin pjesë në thirrjet publike për ndërtimin e hekurudhës, gazifikimit dhe  infrastrukturës rrugore. Me RP të Kinës jemi vende miqësore, kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe shpresoj se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve. Goran Sugareski.

Edhe të dyja palët kanë treguar interesim për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e marrëdhënieve  miqësore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...