Ministri Tripunovski në takim me bujqit në Novaci për çmimin e blerjes së grurit

nga Xh M

Shkup, 25 qershor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot realizoi takim me bujqit në komunën e Novacit për çmimin e blerjes së grurit.

Ai njoftoi se ditëve në vazhdim ka caktuar takim për blerjen e grurit me disa shoqata bujqësore, por edhe me mullisët dhe blerësit e grurit në vend.

Ai theksoi se pushtetin po e marrin në gjysmë të vitit dhe se për shkak të politikave të këqija dhe menaxhimit të paplanifikuar në sektorin e bujqësisë, tashmë janë bërë disa dëme që do të ndikojnë në çmimin e grurit për këtë rekoltë. Por, vlerësoi, do të ndërmerren hapa serioze dhe planifikimi për të korrat e ardhshme.

Tripunovski theksoi se politikat pozitive të Qeverisë do të ndjehen gjatë korrjeve të ardhshme, gjegjësisht, siç tha, kur këtë vit do ta përgatisim terrenin dhe vitin e ardhshëm ata fermerë që vërtetë prodhojnë grurë do të ndjejnë se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për prodhimin e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More