Agjencia Zhurnal.mk

Ministri Vitia tregon se më 30 prill do të rishikohen masat e kufizimit të lëvizjes

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me datën 30 prill do të bëhet një analizë epidemiologjike dhe do të vendoset për lirimin e masave. Vitia tregoi edhe pse janë pranuar testet nga Serbia.

‘’Në një videokonferencë që kemi pasur me homologun nga Serbia, të organizuar nga ambasadorët, u tha se po bëhej punë e mirë pa dallim me testimin e të gjithë qytetarëve, përfshirë ata në veri. Në shenjë të vullnetit të mirë më ofroi 1 mijë teste të cilat unë i kam pranuar. Unë jam ministër i Shëndetësisë, për mua është e vetmja gjë e rëndësishme ruajtja e jetës së qytetarëve pa asnjë dallim. Kushdo që i jep konotacion politik, unë prapë do të punoj me mantelbardhët, që janë në IKSHPK dhe në qendra mjekësore’’, tha Vitia në T7.

Vitia tregoi edhe çfarë pune po kryen personeli mjekësor që është futur nga Serbia, dhe gjendjen me teste.

“Ata janë duke monitoruar situatën në komunat me shumicë serbe. Kemi kaluar nga ajo situata emergjente e fillimit ku jo vetëm ne por shumë shtete u përballen me mungesë të testeve. Kishte masa që ndalonin importimin e materialeve, por me kalimin e kësaj gjendje, tani jemi më mirë dhe presim të kemi më shumë teste’’, shtoi ai.

‘’Unë si punonjës shëndetësor e kam për obligim që të mendoj për të mirën e qytetarëve. Deri më datën 30 prill do të bëhet një analizë epidemiologjike nga ekspertët dhe varësisht nga rekomandimet e tyre do të vendosim cilat aktivitete do të lirohen dhe ku do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes’’, përfundoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...