Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Ministria e Arsimit premton tërheqjen e librave me përmbajtje fyese

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor.

Reagimi vjen pas skandalit të fundit në librin e sociologjisë, ku përdoret gjuhë fashizoide ndaj shqiptarëve dhe komunitevete tjera etnike.

Ministria thekson se hap kryesor në reformën e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm. Gjithashtu në komunikatën e tyre për “TV Shenja” sqaruan se Ligji i ri për tekstet shkollore është në procedurë të Еkzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor.

“Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat do të tërhiqen plotësisht dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për tekstet shkollore, materialet dhe didaktika shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë qeveritare, dhe ai pаrandalon sistematikisht që përmbajtjet e tilla të depërtojnë në librat shkollor”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...