Agjencia Zhurnal.mk

Ministria e Bujqësisë: Jaji ka paraqitur numër joadekuat të fidaneve në raport me madhësinë e parcelave kadastrale

Shkup, 13 janar, zhurnal.mk – Bujku Ekrem Jaji asnjëherë nuk ka qenë i parandaluar të hyjë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Dyert e MBPEU-së janë çdoherë të hapura për të gjithë bujqit. Jaji mundet lirisht të vijë me të gjitha dokumentet dhe procesverbalet, të parashtrojë edhe ankesë nëse dëshiron, në mënyrë që e vërteta përfundimisht të dalë në sipërfaqe dhe të shihet nëse dikush po luan dhe manipulon me bujqit.

Ky është reagimi i MBPEU-së pasi që Jaji sot edhe njëherë deklaroi se ende nuk e ka marrë dëmshpërblimin për vërshimet në vitin 2016. Jaji akuzoi se askush nga kompetentët, as ministri i Bujqësisë nuk ka dashur ta pranojë dhe t’i sqarojë përse vonon pagesa. Paralajmëroi edhe se nëse nuk ia arrin këtu, drejtësinë do ta kërkojë në Strasburg.

Sipas MBPEU-së, bujku Jaji ka paraqitur numër joadekuat të fidaneve në raport me madhësinë e parcelave kadastrale.

“Ministria e Bujqësisë në kuadër të kompetencave të veta ka vepruar rreth kërkesës së bujkut. I tërë dokumentacioni i është parashtruar Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. Nga ana e Agjencisë pagesore është konstatuar se bujku ka paraqitur numër joadekuat të fidaneve në raport me madhësinë e parcelave kadastrale. Për këto shkaqe është kërkuar mbikëqyrje shtesë inspektuese nga Inspektorati shtetëror për bujqësi. Mbikëqyrja inspektuese e parcelave është bërë nga ana e inspektorit Marjan Atanasov nga Inspektorati shtetëror për bujqësi, i cili tani është angazhuar në Kabinetin e zëvendësministrit plotësues Tripunovski. Mes tjerash, mu nga ana e Atanasovit është konstatuar se pala edhe ka uzurpuar kullotë shtetërore e cila kufizohet me parcelat kadastrale për të cilat kërkon dëmshpërblim, ndërkaq në të cilën ka mbjellur numër adekuat të fidaneve të pemëve. Për këtë, ndaj palës është kryer procedurë për edukim për kundërvajtje të kryer. Procesverbali nga mbikëqyrja e kryer inspektuese i është dërguar Agjencisë pagesore dhe kjo është një ndër shkaqet për të cilat ende nuk është kryer pagesa e dëmshpërblimit të palës, për çka po zhvillohet edhe kontest gjyqësor”, sqarojnë nga Ministria e Bujqësisë.

MBPEU bën thirrje të mos manipulohet me bujqit dhe ata të mos përdoren për qëllime partiake-politike.

Ekrem Jaji, bujk nga Haraçina, sot reagoi për herë të dytë pasi që më 10 janar për herë të parë kumtoi se nuk i është paguar dëmshpërblimi nga vërshimet e vitit 2016. Siç tha, i janë shkatërruar rreth 600 fidane pemësh për të cilat duhet të marrë 10.000 euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...