Maqedoni

Ministria e Bujqësisë vazhdimisht monitoron gjendjen me blerjen e rrushit dhe çmimet e blerjes

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, vazhdimisht e monitoron situatën me blerjen e rrushit dhe çmimet e blerjes. Gjatë kësaj periudhe, bëhet vjelja dhe blerja e varieteteve të rrushit me cilësi të lartë, nga gjysma e dytë e muajit fillon vjelja e “vranecit”, ndërsa në fund të muajit fillon vjelja e “smederevës”.

Nga Ministria njoftojnë se Inspektorati Shtetëror për Bujqësi është vazhdimisht në terren, në mënyrë që të ketë blerje të papenguar të rrushit.

MBPEU-ja në periudhën e kaluar ka mbajtur takime me kantinat e verës dhe shoqatat e kultivuesve, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e ndërsjellë për çmimin e blerjes së rrushit për këtë vit.

“Në takimin e fundit me kantinat e verës u dhanë sugjerime dhe ide, se si të ndihmohen prodhuesit dhe prodhuesit e verës. Ne propozuam në bazë të partneritetit – çmimi i blerjes të jetë 11 denarë për kilogram ‘vranec’ dhe 9 denarë për një kilogram ‘smederevkë’, ku Qeveria do të ndërhyjë me katër denarë subvencion, në mënyrë që të arrihen çmimet e vitit të kaluar, pra 15 deri në 13 denarë. Në të njëjtën kohë, konsiderohet të ketë subvencion për varietetet e rrushit me cilësi të lartë, që do të futet për herë të parë këtë vit”, thuhet në kumtesën e MBPEU-së.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton se si gjithmonë ata kanë partneritet me kultivuesit dhe komunikimi i hapur do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, ndërsa është i hapur për të gjitha propozimet. Në këtë kontekst, MBPEU-ja do të organizojë takim me shoqatat e kultivuesve, në mënyrë që të shprehin propozimet e tyre dhe të miratojnë masa dhe zgjidhje që do të jenë të pranueshme, si për prodhuesit, ashtu edhe për kantinat e verës.

“Ky vit është i posaçëm dhe i vështirë për shkak të gjendjes me pandeminë e shkaktuar nga virusi KOVID-19, dhe për këtë arsye MBPEU-ja dhe Qeveria e RMV-së, do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të zbutur pasojat negative të krizës shëndetësore në prodhimin e rrushit dhe verës”, thuhet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Takim Xhaferi- Gallovej, ja detajet

T E

Gashi: “Rasti Kumanova” s’ka dilemë që ka konotacion politik – duhet të ketë rigjykim

R ZH

Zaev – Micotakis: Partneritetin e transformuam në aleancë me anëtarësimin e vendit tonë në NATO

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...