Agjencia Zhurnal.mk

Ministria e Drejtësisë apelon gjykatësit, avokatët dhe prokurorët ta respektojnë ligjin

Shkup, 8 janar, zhurnal.mk – Të gjithë bartësit e autorizimeve publike në procedurat gjyqësore – gjykatës, avokat, prokurorë ta respektojnë ligjin. Ndërsa nëse vjen deri te shkelja e tij, ajo duhet të sanksionohet. Ky është apeli i dërguar nga Ministria e Drejtësisë, pasi që kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivan Xholev, kërkoi nga Oda e Avokatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të ndërmarrin masa adekuate dhe t’i hetojnë elementet e kërcënimeve dhe presioneve drejtuar ndaj gjykatës dhe gjykatësit porot, lidhur me deklaratat e një pjesë të avokatëve në lëndën e njohur në publik si “TNT”.

“Ministria e Drejtësisë në periudhën e kaluar punoi në harmonizimin e kornizës ligjore për pavarësi, paanshmëri dhe efikasitet në gjyqësor. Presim të gjithë faktorët në sferën e jurisprudencës, gjyqësisë, Këshilli Gjyqësor, Oda e Avokatëve, Prokuroria Publike, Këshilli i Prokurorëve Publik, të punojnë në pajtim me ligjet me qëllim të kthehet besueshmëria në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, vetëm procedurat gjyqësore, të cilët udhëhiqen në afat të arsyeshëm, me respektimin e të drejtave të të akuzuarve, procedura gjyqësore ku nuk keqpërdoren drejtat procedurale dhe procedura gjyqësore ku gjykatësit gjykojnë mbi fakte të vërtetuara, dhe jo nën presion i cili mund të rezultoj me aktgjykime të cilat do të jenë bazë e ndërtimit të sistemit të bazuar në drejtësi.

“Nga këto arsye apelojmë deri që të gjithë bartësit e autorizimeve publike në procedurat gjyqësore – gjykatës, avokat, prokuror ta respektojnë ligjin. Ndërsa nëse vjen deri te shkelja e tij, ajo duhet të sanksionohet. Ministria e Drejtësisë deri tash nuk ka komentuar procedura gjyqësore aktuale dhe mbetet në qëndrimin, duke e respektuar parimin e mos përzierjes së pushtetit ekzekutiv në pushtetin gjyqësor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...